e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Trukimet, Konte duket sërish në telashe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trukimet, Konte duket sërish në telashe

"Nuk jeni të zotët të shënoni as në një ndeshje të kombinuar...". Mos mendoni se është një frazë çfarëdo...

KontePër më shumë duke mësuar atë që e ka thënë, konkretisht Antonio Konte. Në ditën e parë të rihapjes së çështjes së skandalit të basteve, vijnë të tjera akuza të rënda në lidhje me ish-trajnerin e Juventusit dhe teknikun aktual të Kombëtares së Italisë.

Ata që i kanë lëvizur sërish këto ujëra janë dy ish-lojtarët e tij në radhët e skuadrës së Barit, Vinçenco Santoruvo dhe Masimo Ganci, që të dy të përfshirë në hetimet për trukimin e ndeshjeve të formacionit puljez. Këto deklarata janë nënvizuar fort jo vetëm përballë hetuesve që kanë marrë në dorëzim këtë çështje, por nga dje, ato janë të shkruara edhe në një libër, të shkruar nga gazetari i rrjetit "Sky Sport", Dario Nikolini, "Padrejtësitë sportive.

Çështja e çuditshme e doktor Palacit (Prokurorit Sportiv në Federatën Italiane të Futbollit) dhe mister Kontes". Në libër, Nikolini zbulon shumë episode të mbetura pa sqaruar nga hetimet e skandalit të basteve. Pjesa më e fortë e librit përfshin sfidën Kievo-Bari 2- 2, e 1 qershorit 2008. Një barazim i vendosur në tavolinë, mes dy skuadrave, sipas Santoruvos dhe Gancit. Ky kombinim rezultati u ishte komunikuar lojtarëve dhe trajnerëve nga presidenti i Barit, Vinçenco Matarreze.

Motivi ndoshta nuk lidhet me bastet, ndonëse nuk përgënjeshtrohet fakti se dikush edhe mund të ketë përfituar, por përtesës së Antonio Matarrezes, që në atë epokë ishte presidenti i Ligës së Serisë B, i ngarkuari për të vlerësuar edhe skuadrën fituese të kategorisë së dytë. Kievos i mjaftonte një pikë për të siguruar trofeun, prandaj Antonio Matarreze i kërkon vëllait të tij, Vinçencos, presidentit të Barit, që skuadra puljeze të mos bëjë shakara.

Për ta bërë të qartë për të gjithë, kjo i komunikohet edhe skuadrës, lojtarëve dhe pa dyshim edhe Kontes. Sipas Santoruvos, trajneri ishte më se në dijeni për paracaktimin e rezultatit, aq sa në fundin e pjesës së parë, me Barin në disavantazh 2-1, vetë Antonio Konte iu drejtua atij duke e tallur:

"Nuk jeni të zotët të shënoni as në një ndeshje të kombinuar...". Por, në pjesën e dytë, barazim vjen, me atë të një penalltie shumë komike dhe pikërisht Santoruvo ishte ai që e dërgoi topin në rrjetë, me sulmuesin e Barit që nuk bëri as më të voglën lëvizje për të festuar. Gjithsesi, pas akuzave të dy ish-futbollistëve, në ditët e ardhshme ndoshta pritet kundërpërgjigjja e dy vëllezërve Matarreze dhe e vetë trajnerit të Italisë, Antonio Konte.