e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

SKËNDERBEU-TIRANA, PIKANTE DHE STATISTIKA

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
SKËNDERBEU-TIRANA, PIKANTE DHE STATISTIKA

Ndeshje në total: 137
Fitore, Skënderbeu: 32
Fitore, Tirana: 64
Barazime: 41
Golavarazhi: 121-209

Skenderbeu-Tirana 0-0, Muca ne aksionFitorja e fundit e Skënderbeut: 30 nëntor 2015, 2-1
Fitorja e fundit e Tiranës: 13 dhjetor 2014, 0-2
Titujt kampionë: 6-24
Pikët aktuale: 49-39
Renditja aktuale: 1-3

"Ish"-ët: Tefik Osmani, Sabjen Lilaj, Hamdi Salihi, Arbër Abilaliaj, Sebino Plaku, Mirel Josa/ Dorian Kërçiku, Gjergji Muzaka, Gilman Lika, Erjon Vucaj, Ivan Gvozdenoviç. - 88 është numri i golave që përbën diferencën mes Tiranës dhe Skënderbeut.

- 35 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998- 2016, me një bilanc që flet për Tiranën: 17 fitore, 6 barazime dhe 12 fitore për Skënderbeun. Golavarazhi: 33-46 për bardheblutë.

- 75-90 janë minutat më rezultative për Skënderbeun. Në 21 javë kampionat, në këtë hark kohor kanë shënuar 11 gola. Por jo vetëm, pasi edhe nga minuta 60-75 kanë qenë konkretë para porte.

- 30-45 janë minutat kur korçarët vuajnë më së shumti, pasi në thuajse të gjitha ndeshjet nuk kanë mundur të jenë konkretë në këtë hark kohor në fushën e lojës, teksa kanë shënuar vetëm dy gola.

- 0-15 dhe 75-90 janë minutat më të mira për Tiranën, kur kanë qenë më rezultativë. Bardheblutë kanë shënuar 12 gola në këtë hark kohor.

- 15-30 dhe 45-60 janë minutat më të dobëta të Tiranës. Në këtë sezon, në këtë hark kohor bardheblutë e kanë gjetur vetëm 4 herë rrjetën.