e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vetem 'nje mrekulli' mund ta shpetoje Schumacher-in

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vetem 'nje mrekulli' mund ta shpetoje Schumacher-in

Familja e legjendës së F1, Michael Schumacher është informuar nga mjekët që po trajtojnë gjermanin se shancet për rikuperimin e tij janë shumë të pakta dhe se vetëm “një mrekulli” mund ta shpëtojë atë. Bashkëshortja dhe vëllai i tij po konsultohet me specialistë në Evropa mbi mundësinë e mbetjes në gjendje vegjetative të 7 herë kampionit të botës. 45-vjeçari, babai i dy fëmijëve, ka hyrë sot në ditën e 69-të që gjendet në koma artificiale.

Aktualisht, mjekët që po kurojnë legjendën e dëmtuar të Formula 1 dhe janë ende duke u përpjekur ta nxjerrin atë nga koma. Kampioni 45-vjeçar ka vuajtur një dëmtim të rëndë në kokë për shkak të një aksidenti me ski në Alpet franceze, në datën 29 dhjetor.

Muajin e shkuar, familja e Schumacher tha se ata besojnë shumë në rimëkëmbjen e tij, duke shtuar se: “Jemi të vetëdijshëm se faza e zgjimit do të marrë kohë.”