e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Verona ndal Juven, i mohon fitoren ne 95

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Verona ndal Juven, i mohon fitoren ne 95

Për të mos u besuar. Verona ndaj Juventusit duke marrë një barazim 2-2 në sekondat e fundit, në një takim ku kryesuesit kishin dominuar dhe pjesën e parë e kishin mbyllur në avantazh 2-0. Për vendësit, në vazhdim realizojnë Luka Toni dhe Gomezi, që ngrin torinezët, duke iu përgjigjur kështu dy golave të Karlos Tevezit. Për “Zonjën e Vjetër” takimi dukej i fituar, ndërsa “Apashi” e çoi rezultatin 2-0 brenda 21 minutave, ndërkohë që veronezët u vunë në vështirësi për 50 minutat e para. Por, më pas, Luka Toni dhe presioni i vendësve, shto këtu edhe vështirësitë e bardhezinjve në goditjet standarde, bënë që fati i ndeshjes të ndryshonte. Edhe pse Xhixhi Bufon u përpoq shumë me pritjet e tij që ta mbante portën të paprekur, arbitri nuk dha një penallti, pasi Lishtsteineri preku topin me dorë brenda zonës, Gomez në fund shokoi miqtë. Në fushë ishte edhe Osvaldo, por sulmuesi italian goditi vetëm shtyllën, duke mos arritur dot të debutojë me një gol. Verona në fund të takimit pretendoi për dy penallti të padhëna, për shkak të prekjes së topit me dorë nga lojtarët brenda zonës së rreptësisë.


Gjithçka e lehtë – Juvja shënon menjëherë. Në të 4-ën minutë, Azamoah çan në të majtë dhe gjuan fort, portieri Rafael grushton topin në qendër jo si një profesionist dhe sfera shkon te Tevezi (më para mbrojtësve), që me portën bosh e ka të thjeshtë ta zhbllokojë rezultatin. Për “Apashin”, ky është goli i 12-të në kampionat. Juvja dominon dhe vazhdon që ta kontrollojë takimin. Si të mos e kishte vënë re që tashmë po fitonte, Konte vazhdon të jetë tepër aktiv në stol, duke i nxitur të tijtë që të mbanin ritmin e lartë. Dhe, falë kësaj sjelljeje, vjen goli i dytë. Top i pasuar vertikalisht nga Pogbaja për Tevezin, në kufi të pozicionit jashtë lojë (duket pak më i përparuar se mbrojtësit). Argjentinasi gjuan një të majtë të saktë dhe gardiani Rafael mposhtet sërish. Kështu, në të 13-ën minutë, tashmë takimi kuptohet se në favor të cilit ekip do përfundonte. Veronezët i kishin bërë gabim llogaritë. Takimi ishte përgatitur që të bazohej te mbrojtja dhe Jujva të ndëshkohej me kundërsulme, por goli i parë solli rrëmujë te vendësit. Në përfundim të pjesës së parë, bardhezinjtë shkojnë në dhomat e zhveshjes të qetë, me ndjesinë që do u mjaftonte që t’i menaxhonin 45 minutat e dyta dhe fitorja do të ishte e lehtë për t’u arritur.


Toni gol – Rrjedha e lojës do të ndryshonte në minutën e 7-të të pjesës së dytë. Në gjuajtjen e parë në portë të verdhebluve, Luka Toni shënon me kokë, një gjuajtje precize dhe ndëshkon ish-ekipin, pas një krosimi të kalibruar të Romulos (këtu ka një pozicion jashtë loje milimetrik). Gëzim i italianit, që te Juvja u largua nga Antonio Konte, ndërkohë që sfida bëhet më e luftuar. Verona, e cila motivohet edhe nga publiku që asnjëherë s’e ka humbur shpresën te një barazim, shfaqet kërcënueshëm. Në planin e lojës, bardhezinjtë janë më dominues në mesfushë dhe Osvaldo, i sapofutur në lojë, është i pafat kur godet shtyllën. Italianit i anulohet edhe një gol. Por, gabimet e bëra nga bardhezinjtë në realizimin e golit të sigurisë bëjnë që ata të dridhen. Është sërish Luka Toni, që në rrëmujë gjen këndin e portës, por Xhixhi Bufoni me një ndërhyrje shpëtimtare tregon se përse ai është gardiani i bardhezinjve. Por, në kohën shtesë nuk mund të bënte asgjë ndaj gjuajtjes me kokë të Gomezit, që sërish me krosim të Romulos shënon