E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Verdiktet e para te 'Brazil 2014'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Verdiktet e para te 'Brazil 2014'

Tashmë dy javë nga çelja e botërorit “Brazil 2014”, kur kanë përfunduar dy ndeshjet e para në grupe, mund të nxjerrim dhe përfundimet e para të këtij evenimenti madhështor. Në grupin “A”, Brazili ka zhgënjyer. Edhe pse fitoi 3-1 me Kroacinë, për më tepër mes polemikave për një 11- metërsh, skuadra e Felipe Scholarit barazoi me Meksikën duke treguar brishtësi.

Kroacia. Skuadra ballkanase i tregoi dhëmbët Brazili në ndeshjen e parë, ndërsa u penalizua nga gjyqtari. Ndërsa në takimin e dytë ajo tregoj se është një skuadër e denjë për turin tjetër. Meksika dhe Kameruni. E para surprizojë në ballafaqimin me Brazilin dhe do luftojë me Kroacinë për një vend në 1/8-at. Ndërsa Kameruni i Eto-s ishte një zhgënjim. Në grupin “B” eliminimi i Spanjës ishte surpriza më e madhe e Botërorit, ndërsa forma e Holandës dhe Kilit të cilat tashmë janë të kualifikuara për në turin tjetër, çuditën të gjithë. Në grupin “C”, Kolumbia është skuadra e vetme e kualifikuar, ndërsa për tre të tjerat loja është ende e hapur.  Kolumbia 6 pikë dhe Bregu i Fildishtë 3 pikë, ndërsa Japonia dhe Greqia me nga 1 pikë.  Grupi “D”, është dhe grupi i surprizës më të bukur të këtij evenimenti. Kosta Rika udhëheq me 6 pikë, pasi mundi Italinë dhe Uruguain. Anglia u eliminua dhe tashmë ballafaqimi me amerikano latinëve dhe të kaltërve do të përcaktojë edhe skuadrën e dytë të kualifikuar. Grupi “E”, Franca është tashmë e kualifikuar.

Zvicra dhe Ekuadori do të duhet të presin turin e tretë për të kuptuar të ardhmen e tyre. Hondurasi është i eliminuar. Grupi “F”, apo grupi Messi mania, udhëhiqet nga Argjentina që falë 4 herë fituesit të topit të artë mundi Bosnjën në ndeshjen e parë dhe fitoi në sekondat e fundit ndaj Iranit në të dytën. Tashmë në këtë grup Nigeria është e avantazhuar për të kaluar grupin edhe pse ndeshjen e fundit e ka me Argjentinën. Grupi “G”, Gjermania fitoi bindshëm ndaj Portugalisë, por barazoi ndaj Ganës dhe rihapi gjithçka në këtë grup, ku të katërta skuadrat, SHBA, Ganë, Portugali dhe Gjermani janë ende në lojë. Grupi “H” është totalisht nën diktatin e djajve të kuq, të cilët kanë fituar të dyja ndeshjet e para dhe tashmë presin të qetë ndeshjen e tretë në grup; sa i takon skuadrave të tjera, Rusia është thuajse e eliminuar.