e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rekordi i Kloses, Ronaldo: Mire se erdhe ne Klub!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rekordi i Kloses, Ronaldo: Mire se erdhe ne Klub!

Miroslav Klose barazoi rekordin e 15 golave të brazilianit të shënuar në kampionatet botërore pas golit të dytë të shënuar në mbrëmjen e Fortalezas kundër Ganës. Ish-fenomeni ka reaguar menjëherë me një cicërimë në Twitter, ku shkruan: “Mirë se erdhe në klub! E kuptoj lumturinë tënde në këto momente. Çfarë Botërori i madh që po luhet!”.

Ronaldo i realizoi 15 golat e tij në botërorët 1998, 2002 dhe 2006, ndërsa Klose, tashmë në moshën 36-vjeçare, jo vetëm që është kryegolashënuesi i kupave të botës, por ai mban edhe rekordin e shënuesit më të mirë për kombëtaren e Gjermanisë me 70 gola në total.