e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Holande-Kili 2:0, tulipanet kryesojne grupin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Holande-Kili 2:0, tulipanet kryesojne grupin

Holanda renditet në krye të grupit pas rezultatit 2-0 të arritur në ndeshjen e sotme me Kilin, në fazën e tretë të ndeshjeve në grupe. Dy golat për tulipanët janë shënuar në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën 77 nga Leroy Fer dhe me pas në minutat shtesë një asist i bukur i Roben për Memphis Depay vulosi fitoren e Holandës.

Pas dy humbjeve ndaj Holandës dhe Kilit, kampionët e shkurorëzuar, Spanja, fitoi në takimin e tretë përballë Australisë me rezultatin 3-0, fitore që vlen sa për statistikë për spanjollët që mbyllin para kohe aventurën e tyre në mbrojtje të titullit.