Short i veshtire per Skenderbeun, luajne kunder Bate Borisov
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është hedhur sot shorti i Champions League për raundin e dytë të kualifikimeve. Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu do të përballen në këtë fazë me bjellorusët e Bate Borisov. Ky short mund të konsiderohet një test i vështirë për korccarët pasi kundërshtarët lindor kanë eksperienc të pasur në kupat europiane. Hera e fundit që kampionët e Bjellorusisë kanë marrë pjesë në fazën e grupeve në Champions League ka qënë sezoni 2012-2013, kur ndodheshin në Grupin F, së bashku me Bayern Munich, Valencia dhe Lille. Skënderbeu do të kërkojë këtë vit të realizojë ëndrrën e shqiptarëve për të parë një prej skuadrave tona të marrë pjesë në kupat europiane.
Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në këtë fazë vlen të përmenden përballjet e Celtic me islandezët e Rejkjavik, Dinamo Zagreb kundër skuadrës lituaneze të VMFD Žalgiris dhe Steaua Bukureshtit që do të përballet me norvegjezët e Strømsgodset IF.