Kapelo: Na duhet nje mrekulli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fabio Kapelo u shpreh shumë i zhgënjyer që skuadra e tij u ndëshkua në minutat e fundit nga Belgjika. Italiani pranoi superioritetin e kundërshtarëve, por lavdëroi lojtarët e tij për paraqitjen dinjitoze.
“Luajtëm mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar shumë të fortë. Skuadra krijoi disa raste të mira për shënim, por nuk ja dolëm. Është fatkeqësi që nuk arritëm të marrim më shumë nga kjo ndeshje, por kështu është futbolli”, ka thënë Kapelo pas ndeshjes. Më tek italiani pranoi se atyre do u duhet një mrekulli për të mundur Algjerinë dhe për të kaluar në fazën tjetër në ndeshjen e fundit të grupeve. “Kalimi në fazën tjetër është shumë i vështirë pas këtij rezultati, por ne do tentojmë deri në fund”, ka përfunduar Kapelo.