Europa League, kundershtare te lehte per skuadrat shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është hedhur sot në mesditë shorti për raundin e parë të kualifikimeve në Europa League. Skuadrat shqiptare që marrin pjesë në këtë fazë Flamurtari, Kukësi dhe Laçi kanë njohur sot kundërshtarët e tyre. Ndryshe nga Skënderbeu i cili do të përballet në Champions League me kundërshtarët e fortë të Bate Borisov, për tre skuadrat që do të luajnë ndeshjet e tyre për një vend në grupet e Europa League shorti është i favorshëm. Kështu, Flamurtari do të përballet me gjeorgjanët e Sioni Bolnisi, Kukësi me kazakët e Kairat Almaty, ndërsa skuadra e Laçit do të luajë kundër ekipit slloven të NK Rudar Velenje.
Në këtë fazë të ndeshjeve në Europa League, merr pjesë edhe një tjetër skuadër shqiptare ajo e Shkëndijes së Tetovës. Tetovarët shorti i ka vendosur përballë skuadrës moldave të Zimbru Chisinau.