e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Veliaj parashikon kthesën në Pukë: Rikthehemi të frikshëm!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Veliaj parashikon kthesën në Pukë: Rikthehemi të frikshëm!

Emiljano Veliaj e pranon se Laçi nuk është më si ai i viteve të fundit, por nga ana tjetër paralajmëron se nuk do të rrezikojë kurrsesi.Laci-Vllaznia 3-0, Veliaj ne plan te pareKapiteni beratas i skuadrës kurbinase në një bisedë me "Panorama Sport" shfaqet optimist për transfertën pukjane, ku parashikon edhe kthesën. "Luajmë një ndeshje të vështirë këtë javë.

Tërbuni po shfaqet i fortë në takime të caktuara, ndaj na duhet shumë punë për të dalë me pikë. Gjithsesi, java ka nisur me angazhim total në stërvitje. Për fat të mirë, na janë kthyer disa nga lojtarët që patën probleme.

Personalisht e shoh me vend insistimin e klubit për të ndryshuar menjëherë kurs. Disa pikë të lëna na kanë stacionuar në vend, por Laçi nuk rrezikon asgjë. Do të rikthehemi frikshëm. Besoj se kemi pasur momentin krizë, ashtu siç e ka çdo skuadër në kampionat, por ne s'kemi pse mendojmë për të shkuarën", tha fillimisht lojtari pasi u mbyllën përgatitjet.

Për ndeshjen e fundjavës me pukjanët, Nica do të ketë mundësi të bëjë zgjedhjet më të mira të mundshme. Me këtë ide duket se durrsaku ka startuar javën duke u dhënë prioritet punëve me titullarët. Do të rikthehet Gocaj dhe shumë nga lojtarët që munguan në takimin e fundit. Sigurisht që problemi i vetëm i bardhezinjve shihet mungesa e njeriut gol. Edhe në këtë drejtim, stafi teknik ka dhënë udhëzimet e rastit.

"Deri të shtunën ka kohë për të rregulluar goxha. Rëndësi ka fakti që skuadra ndihet e mobilizuar. Mirëfunksionimi i mekanizmave në seancat e javës do të jetë ogur i mirë dhe për ditën e ndeshjes", përfundoi Veliaj.

Përgatiti: Isuf Myrtaj