e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sulmi më i mirë i kampionatit, ja suksesi i Kastriotit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmi më i mirë i kampionatit, ja suksesi i Kastriotit

Kastrioti po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës që do ta luajë në shtëpi kundër Mamurrasit. kastrioti-korabi-470x351Krutanët, të cilët janë ngjitur sërish në krye të Grupit A pas fazës së dytë, do të kërkojnë vetëm fitoren në sfidën ndaj skuadrës që aktualisht gjendet në vendin e fundit. Deri tani, sulmi ka qenë reparti që ka funksionuar më mirë te Kastrioti.

Nga 38 golat e shënuar, 25 mbajnë firmën e sulmuesve. Jasmin Raboshta ka shënuar 14, Julian Malo gjashtë dhe Vilfor Hysa pesë. Sulmi më i mirë i Kategorisë së Parë që është gati edhe për sprintin final. Malo Një prej protagonistëve është edhe Julian Malo, i cili deri tani ka shënuar gjashtë gola. "Në radhë të parë më gëzon fakti që arritëm të riktheheshim në krye, pasi këtë post e patëm humbur nga penalizimi i FIFA-s.

Megjithatë, ne bëmë detyrën që na takon dhe e rikthyem sërish skuadrën në krye, aty ku e ka vendin. Besoj që deri në fund do ta ruajmë me meritë këtë pozicion dhe kam bindjen se do të thellojmë edhe më shumë diferencën me rivalët. Ne si skuadër kemi synim që të fitojmë çdo takim, megjithëse tani asnjë kundërshtar nuk është më i lehtë për t'u mundur.

Në këtë periudhë të kampionatit asnjë ekip nuk duhet nënvlerë- suar, pasi një gabim mund të të kushtojë shumë", shprehet fillimisht Malo.

Më tej sulmuesi thotë: "Në skuadrën tonë çdo repart ka konkurrencë dhe kjo është një gjë e mirë, pasi një ekip pretendent, krahas formacionit titullar, duhet të ketë edhe stol për të arritur objektivat. Për fatin e mirë ne i kemi të dyja, por ka edhe diçka ekstra, trajnerin. Pa dashur t'i thurim elozhe, është realisht trajneri më i mirë i kampionatit, pasi me punën dhe përkushtimin, meriton respekt maksimal". Më pas, sulmuesi krutan flet edhe për sfidën e radhës me Mamurrasin.

"Është një ekip që e njoh shumë mirë, një skuadër që të krijon probleme. Megjithatë, kualitetet që ne disponojmë, por edhe faktori fushë do na e bëjnë më të lehtë fitoren në këtë përballje", e mbyll Malo prononcimin e tij. Ndërkaq, dje në ambientet e kompleksit "Olimpik" në Yrshek, aty ku Kastrioti zhvillon përgatitjet e përditshme, ka nisur shpërndarja e rrogave të prapambetura për lojtarët dhe stafin teknik. Tashmë duket se gjërat do të marrin për mirë, duke qenë se ekipi ndodhet në vendin e parë me 40 pikë, një më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë.