e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rrëfimi i Mehmetit: Do qëndroj, nuk ka fakte për shitje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rrëfimi i Mehmetit: Do qëndroj, nuk ka fakte për shitje

Pavarësisht ndryshi meve te drejtuesit dhe largimit të presidentit Fehmi Mëziu, trajneri Dritan Mehmeti do vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.dritan mehmeti Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", ai flet për dyshimet e hedhura nga Mëziu për sfidën me Kamzën dhe për të ardhmen e Korabit. Sipas tij, humbja e javës së kaluar erdhi për shkak të gabimeve individuale, ndërsa lë të hapur luftën për vendin e parë.

Si ka ndikuar te ju dhe te skuadra largimi i presidentit Fehmi Mëziu?

Sigurisht, kjo ndikon në aspektin psikologjik. Skuadra pati probleme që u vunë re edhe në sfidën e fundit me Kamzën. Megjithatë, ky nuk është aspak justifikim për humbjen që pësuam. Por, humbja me Kamzën vërtetoi edhe diçka të rëndësishme që ne kemi luajtur drejt dhe i kemi fituar ndeshjet e deritanishme me djersë. Nëse do të kishim luajtur ndryshe ndaj Kamzës, me gjyqtarë apo gjëra të tjera, do të kishim fituar. Por, ne u mundëm në atë sfidë. Ishte një takim që, në aspektin psikologjik, duhet ta kishim menaxhuar më mirë dhe gabimet individuale nuk na lejuan që të dilnim te loja jonë. Por, presidenti i larguar tashmë ka hedhur dyshime se ndeshja ka qenë e shitur. Ju si e keni parë? Unë nuk mund të akuzoj askënd nëse s'ka fakte. Nëse presidenti Mëziu ka fakte, hajde dhe le ta vëmë përpara përgjegjësisë cilindo që e ka bërë atë, që nga unë i pari. Mendoj se futbolli është lojë gabimesh dhe nuk mund të akuzoj askënd. Kemi bërë gabime individuale te goli i parë dhe i dytë dhe, më pas, gjithç- ka ishte e vështirë dhe skuadra u çekuilibrua. Ju keni pasur një takim me donatorët e tjerë, çfarë keni diskutuar dhe a ju kanë dhënë besimin për të vazhduar? Aktualisht, vetëm bashkia është pronare e klubit dhe drejtuesit më kanë dhënë besimin. Gjithashtu, kanë qenë dhe do të jenë sërish mbështetje shumë e madhe për skuadrën. Megjithatë, dua të theksoj se që, nga momenti që kam marrë drejtimin e Korabit, nuk kam qenë asnjëherë nën presion për arritjen e ndonjë objektivi. Por, që nga momenti që kam marrë skuadrën në gusht e deri në dhjetor kam pasur objektivin e vetëm që të ngjitem sa më lart të ishte e mundur. Dhe kam qenë në provë si trajner. Është ndërtuar një ekip nga e para dhe mendoj se kemi marrë maksimumin, si unë në pankinë, lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallë. I kemi dhënë njëfarë bukurie kampionatit të Grupit A. "Thembra e Akilit" ishte merkatoja e dimrit, ku duhej të kishim afruar 2-3 lojtarë cilësorë që të bënin diferencën, por kjo nuk u arrit. Duke parë kalendarin dhe rivalët, besoni realisht se mund të kapni elitën? Superiorja nuk ka qenë asnjëherë një objektiv i detyrueshëm. Ne i kemi marrë ndeshjet me radhë dhe kemi arritur këtu ku jemi. Shpresoj që të vazhdojmë kështu dhe të sigurojmë maksimumin edhe në takimet që kanë mbetur. Duke pasur edhe mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë dibrane, që përfitoj nga rasti ta përshëndes, do të tentojmë gjithç- ka deri në fund, për aq kohë sa gara është e hapur. Tifozët janë një mbështetje shumë e madhe për ne, pasi, përveçse janë mesatarisht rreth 3 mijë në ndeshjet brenda, ata na mbështesin edhe jashtë.