e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Veliaj do tri pikët, u bën presion korçarëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Veliaj do tri pikët, u bën presion korçarëve

Laçi do të ketë këtë fundjavë një provë force në shtëpi ndaj kampionëve të Skënderbeut. Laci-Vllaznia 3-0, Veliaj ne plan te pareEdhe pse në dukje në një përballje të tillë duket pothuajse e pamundur që ekipi të marrë fitore, kapiteni i kurbinasve Emiljano Veliaj nuk është i këtij mendimi.

Në një prononcim për "Panorama Sport", ai është shprehur:

"Skënderbeun e respektojmë, por ne jemi një grup sportistësh që nuk dimë të bëjmë ndryshe. Do të futemi në fushë për të dalë triumfatorë. E dimë mirë se çfarë na pret, por të njëjtën gjë kam bindjen se mendojnë edhe kundërshtarët tanë.

Ndaj korçarëve do të jetë një ndeshje e fortë dhe me pritshmëri të lartë nga të dyja kampet", ka thënë Veliaj, i cili ka komentuar edhe përgatitjet e ekipit të tij.

"Po stërvitemi në Kamzë dhe gjithçka po shkon më së miri, madje kemi edhe disa privilegje nëse do t'i quaja kështu. Kushte më të mira, më pak udhëtim dhe larg syrit të tifozëve që me të drejtë presin shumë më shumë nga ne.

Personalisht, po kaloj një periudhë të mirë shëndetësore dhe sportive, por që të jemi kompetitivë duhet që i gjithë mekanizmi të mirëfunksionojë. Këtë po bën stafi teknik me Nicën në krye. Gjithsesi, do të mbetet për t'u parë se çfarë do jemi në gjendje të bëjmë të shtunën kur edhe do të luajmë përballjen me Skënderbeun", ka mbyllur Veliaj.

Në këtë ndeshje, trajneri Veliaj do të duhet të bëjë pa Zefin e Gocajn të dëmtuar, ndërsa Nimani, Çela dhe Sefgjini janë të pezulluar. Isuf Myrtaj