e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lamtumirë Champions? Zbardhet takimi sekret i 5 gjigantëve anglezë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lamtumirë Champions? Zbardhet takimi sekret i 5 gjigantëve anglezë

Pesë klubet gjigante të Premier Ligës angleze kanë mbajtur një takim sekret të martën në Londër, për të diskutuar ndryshimet rrënjësore që mund të pësojë futbolli europian këtë verë. bosat e premier ligesDrejtues të lartë të Mançester Junajtid, Sitit, Çelsit, Arsenalit dhe Liverpulit janë takuar me miliarderin amerikan Stefën Ros në hotelin me 5 "Dorçester".

Ed Uduard, zv/kreu ekzekutiv i Junajtid, ishte mes personave në takim, së bashku me Ivan Gazidizin e Arsenalit, Sorianon e Sitit, Brus Bakun e Çelsit dhe Ian Ajërin e Liverpulit. Miliarderi amerikan ka vite që propozon krijimin e një Superlige Europiane, që do të zëvendësonte Ligën e Kampionëve, duke krijuar një kampionat më vete me ndeshje në çdo javë, ku do të marrin pjesë klubet më të dashura dhe gjigante europiane.

Takimi, thuhet se është mbajtur për pjesëmarrjen e klubeve kryesore në turnetë parasezonal që sponsorizon amerikani, por "The Sun" shkruan se në bisedime ka qenë edhe kjo çështje. Gjithçka bëhet për miliardat e të drejtave televizive. Klube të njohura si Liverpuli, Milan dhe Inter, gjenerojnë të ardhura marramendëse nga të drejtat televizive.

Por me formatin e Ligës së Kampionëve dhe me problemet në kampionatet vendase ato nuk po munden që të kualifikohen në kompeticionet europiane, çka do të thotë miliarda euro të humbura. Kjo mund t'i shtyjë klubet që të bojkotojnë kampionatet vendase në rast se një ofertë e majme vjen nga manjati amerikan për krijimin e Superligës Europiane.

Ky kampionat thuhet se do të jetë si gjithë të tjerët, por me ndryshim, do të ketë vetëm klubet e mëdha dhe natyrisht që do të mbledhë më shumë të ardhura, nëse Reali, Barcelona, Bajerni, Interi, Milani, Juventusi, Arsenali, Çelsi, Mançester Junajtid e Siti, Liverpuli e PSG luajnë në një kampionat të vetëm