e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Klivlend Kavaliers, triumf në fotofinish

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klivlend Kavaliers, triumf në fotofinish

Oklahoma Siti "godet" në shenjë ndaj Sakramentos në fushën e kësaj të fundit.

OKLAHOMA CITY, OK- FEBRUARY 21: Head coach Tyronn Lue of the Cleveland Cavaliers talks with LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers during the game against the Oklahoma City Thunder on February 21, 2016 at Chesapeake Energy Arena in Oklahoma City, Oklahoma. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2016 NBAE (Photo by Joe Murphy/NBAE via Getty Images)

Humbje e rëndë për vendësit përpara më shumë se 17 mijë tifozëve në "Sleep Tarin Arena", 131-116.

"Thunder" ngrenë kokë pas disfatës së rëndë që pësuan kundër Golden Steit të magjikut Stefen Kurri.

Sakramento Kings është në rënie të lirë dhe në ndeshjen e 30-të sezonale ku kundërshtarët i shënojnë më tepër se 110 pikë. Tashmë vendi i tetë dhe i fundit që i çon në fazën "play off" është në rrezik kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi.

Pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte DeMarkus Kazëns për King, i cili shkroi në protokoll 35 pikë. Ndërsa nga skuadra rivale më i miri ishte Durant, i cili e mbylli ndeshjen me 27 pikë, kurse Uestbruk regjistroi një tripletë dyshifrore, respektivisht 20 pikë, 13 topa në tabelë dhe 15 asiste.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes që u luajt ishte ajo në "Quicken Loans Arena" në Klivlend ku Kavaliers mposhti Indianan me rezultatin e përgjithshëm 100-96, e vendosur vetëm në fundin e saj. Ai që udhëhoqi skuadrën vendëse ishte izakonshmi LeBron Xhejms i rikthyer në parket pas pushimit në "nokaut"-in e së dielës kundër Uashington.

"I Zgjedhuri" e mbylli takimin me 33 pikë, ndërsa 22 pikë mbajtën firmën e Irving dhe 14 pikë të Tompson. Në periodën e tretë, në një ndeshje ku u shënuan 25 përmbysje dhe 17 barazime, Peisers hynë në lojë falë 14 pikëve të shënuara secili nga Xhorxh (23 në total) dhe Elis (28 në total), por në periodën e fundit Tompson merr frenat e lojës dhe e çon skuadrën te fitorja, ndërsa miqtë pësojnë humbjen e tretë radhazi.

Fitorja e tretë radhazi për Uashington, e 29-ta sezonale. Uizards mposhtën në shtëpi Filadelfian me shifrat 116-108. Uoll ishte në një tjetër supermbrëmje me 37 pikë të realizuara, 16 prej të cilave në periodën e fundit.

Smith ishte më i mirë për Siksers me 25 pikë të shënuara, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur disfatën e nëntë radhazi. Denver kanë dështuar përballë Memfis 103-96. Zak Randolf ishte më produktivi i mbrëmjes me 22 pikë të shënuara.

REZULTATET
Klivlend-Indiana 100-96
Uashington-Filadelfia 116-108
Boston-Jutah 100-95
Miliuoki-Hjuston 128-121
Denver-Memfis 96-103
Sakramento-Oklahoma S. 116-131
Klipers-Bruklin Nets 105-95