e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Veliaj: Stafi i ri ka sjellë entuziazëm te Laçi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Veliaj: Stafi i ri ka sjellë entuziazëm te Laçi

Pas dy ditësh pushim, Laçi, nën drejtimin e trajnerit Zeka, ka nisur përgatitjet në Kamzë për ndeshjen e radhës me Partizanin. Nimani, Veliaj dhe MaloPër kapitenin Emiljano Veliaj ka ardhur momenti që grupi të shfaqë cilësitë e tij më të mira. Sipas beratasit, trajnimi nga Zeka dhe Bankini pritet t'i japë shpejt frytet e punës.

Në një prononcim për "Panorama Sport", kapiteni pohoi se për të pasur rendimentin e duhur kërkohet një Laç i angazhuar. Kjo gjë pritet që nga përballja e radhës me Partizanin në kampionat.

"Klubi po na krijon kushtet optimale për stërvitje, si dhe për trajtimet e tjera që lidhen me ekipin. Emërimi i trajnerëve të rinj ka sjellë entuziazmin e duhur dhe mendimi im është se puna e tyre do t'i japë shpejt frytet e punës. Në fakt, Laçi i ka kualitetet. Në asnjë mënyrë nuk duhet vendosur Laçi te skuadrat që rrezikojmë edicionin, pasi një gjë e tillë nuk do të ngjasë", flet i sigurt kapiteni Veliaj.

"Jemi këtu për të garuar si një skuadër e madhe në kampionat, përtej frikës, si dhe kemi objektiv për të kaluar në finale të Kupës së Shqipërisë. Të gjithë duhet të punojmë për të ndihmuar stafin dhe klubin, në mënyrë që ata të marrin më të mirën tonë. Me disa nga shokët e skuadrës i kemi diskutuar gjërat gjerë e gjatë dhe të gjithë jemi të gatshëm për t'i dhuruar tifozërisë tonë emocione të mëdha. Gjendja ime? Jam shumë i lumtur që jam në formë të mirë. Po stërvitem fort dhe larg 'syrit të keq', uroj që kjo situatë shëndetësore të më mbajë deri në fund të sezonit", përfundoi Emiljano Veliaj.

Përgatiti: Isuf Myrtaj