Shakira: Pike është baba i shkëlqyer
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira, flet për lidhjen e saj me Gerard Pikenë dhe virtytet e lojtarit katalanas që e joshën atë. 
"Që kur linda Milanin, ai më ka ndihmuar për t'i ndërruar pelenat, ka luajtur si fëmijë me fëmijët. E kam admiruar gjithmonë karakterin e tij të madh dhe entuziazmin për jetën, por edhe të qenit një baba i butë", pohoi këngëtarja. Por, lavdërimi për partnerin e saj nuk përfundon këtu.
"Gerard është një njeri me karizëm të madh. Ai zgjon shumë pasione tek unë gjatë kohës që kalojmë bashkë. Është një njeri shumë i vërtetë dhe ka një ndjenjë të madhe të humorit", shtoi ajo.