Agostineli, i bezdisur nga prania e kurbinasve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani dhe Laçi do të jenë përballë njëri-tjetrit të shtunën për sfidën e parë të fazës së katërt.
Ndonëse janë kundërshtarë, të dyja skuadrat prej ditësh përgatiten paralelisht në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.
Të dyja skuadrat përgatiten shpesh në të njëjtin kompleks, por mësohet se trajneri Andrea Agostineli ndihet i bezdisur për faktin se kundërshtari i radhës stërvitet vetëm 10 metra larg fushës së tyre. Trajneri italian ka dëshirë që përgatitjet e radhës, të paktën të mos zhvillohen në të njëjtin orar me kundërshtarin. Realizimi i kësaj dëshire të trajnerit mbetet në dorë të drejtuesve të klubit dhe të kompleksit. Partizani zakonisht i nis përgatitjet në Kamzë në orën 14:30.
Nuk është hera e parë që Agostineli bezdiset nga Laçi, pasi me këtë histori ai ka nisur punën te të kuqtë e kryeqytetit. Para duelit të turit çerekfinal të Kupës dhe përballjes së fazës së tretë, në janar, ka ndodhur që dy ekipet të ndanin edhe terrenin stërvitor.