e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vatnikaj: Bëj gjithçka për Partizanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vatnikaj: Bëj gjithçka për Partizanin

Jurgen Vatnikaj, një "prodhim" i klubit të Partizanit që nga grupmoshat, ishte një prej më të mirëve në "derbin" ndaj Tiranës B duke shënuar golin e parë në fitoren 2-0.vatnikaj"Unë jam një dhe jo i ndryshëm. Ashtu siç po luaj në ekipin e parë, e njëjta gjë edhe në skuadrën B. Luaj njëlloj dhe me të njëjtin stil. E kam të qartë se kryej një mision të klubit Partizani dhe një detyrim që ma kanë ngarkuar drejtuesit e tij.

Kjo nuk do të thotë se luaj në Kategorinë e Dytë dhe jam i padëshiruar nga ekipi i parë. Kjo punë që drejtuesit e klubit po bëjnë është diçka që unë e vlerësoj sepse gjithçka është në shërbim të këtij klubi të madh dhe për të mbajtur sa më shumë elementë nga akademia", thotë Vatnikaj.

Përgatiti: Abdulla Dushku