e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Besëlidhja, elita në kontratë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besëlidhja, elita në kontratë

Besëlidhja u grum bullua dje nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj ku zhvilluan analizën e zakonshme dhe më pas nisën seancën stërvitore. Këtë fundjavë, lezhjanët do të presin Adën në fushën e tyre.Beselidhja Përveç sulmuesit shkupjan Ertan Hasan, që shënoi dy golat e ndeshjes ndaj Ilirisë, në këtë fitore një rol kyç luajti edhe mesfushori shkodran Arsen Hajdari që mundësoi furnizimin me topa sulmin. Hajdari Gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", Arsen Hajdari shprehet:

"Me ndeshjen e së shtunës u mbyll edhe faza e dytë, ku ne u pozicionuam të dytët në renditje. Edhe në atë takim, skuadra tregoi vlerat e saj të vërteta, ashtu si edhe më parë në Shkodër ndaj Adës. Kjo na qetëson, por edhe na motivon më shumë për të punuar me përkushtim gjatë stërvitjes në mënyrë që ditën e ndeshjeve të jemi të karikuar maksimalisht. Unë nuk kam dëshirë të kaloj më larg sesa në komentin e ndeshjes së radhës, pasi dua që të jem me këmbë në tokë.

Ndaj Adës do të luajmë në shtëpi ku do të kërkojmë fitoren. Synimi ynë është ngjitja në Superiore për të përmbushur angazhimin tonë që kemi pranuar kontratat me Besëlidhjen, ngjitjen në elitë. Jemi një skuadër që ka një histori të gjatë në Superiore dhe duhet që sa më shpejt të rikthehet aty për të shpalosur vlerat e saj", përfundon Arsen Hajdari.

Përgatiti: PRENG GJIKOLA