e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Varësi nga Baka, Milani nuk del dot nga kriza

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Varësi nga Baka, Milani nuk del dot nga kriza

Është sikur në katër muajt e fundit të kemi parë dy versione të Karlos Bakës: sulmuesin e jashtëzakonshëm kolumbian, i cili shënon me vazhdimësi dhe lojtarin që nuk arrin të gjejë më rrugën e rrjetës. baka adriano milanJanë dy të dhëna që tregojnë rënien e rendimentit të futbollistit ish-lojtarit të Sevijës. Nga mesi i dhjetorit deri në mesin e muajit shkurtit Baka ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje: një mesatare e denjë për një sulmues të Milanit.

Mirëpo, nga mesi i shkurtit deri tani lojtari ka shënuar vetëm një gol në 7 ndeshje: hera e fundit ka qenë në "San Siro" kundër Lacios, më datë 20 mars. Dhe të mendosh se Mihajlovic ka vazhduar të besojë tek ai, duke e aktivizuar gjithmonë si titullar. Por 29- vjeçari nuk e ka shpërblyer këtë besim. Për më tepër kriza e tij e golit ka rastisur me krizën e rezultateve të Milanit: një fitore në shtatë ndeshjet e fundit...

Sinjale nga Balo

Duket sikur Baka është ndikuar nga mungesa e Mbaje Niangut, i cili është dëmtuar në fundin e muajit shkurt. Francezi dhe Karlos treguan për sa kohë që luanin të dy në sulm një rendiment pozitiv. Por dëmtimi i Niangut detyroi trajnerin Sinisha Mihajloviç të aktivizojë në krah të Bakës brazilianin Luiz Adriano, më pas Menezin dhe në fund ishte radha e Balotelit, por rezultati ka qenë i njëjtë. Në ndeshjet e ardhshme, Baka duhet të zgjohet, nëse nuk ka dëshirë të përfundojë në stol.

Edhe pse Baloteli ka filluar të rikuperojë pozicione në hierarkinë e sulmuesve. Kundër Juventusit, "Super-Mario" ka marrë duartrokitjet e popullit kuqezi, duke luftuar për çdo top dhe duke detyruar Bufon të realizojë dy mrekulli, përpara syve të trajnerit të përfaqësueses italiane, Antonio Konte.

Përgatiti: LEAR MAÇI