e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventusi ka aleat edhe kalendarin, luan 4 ndeshje në shtëpi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi ka aleat edhe kalendarin, luan 4 ndeshje në shtëpi

J uventusi avancon i sig urt drejt titullit të pestë radhazi kampion dhe si shpërblim pas fitores me Milanin, bardhezinjtë kanë marrë dy ditë pushim. "T'i shijojmë këto ditë larg fushave, por vetëm për të karikuar bateritë, në pritje të ndeshjes së radhës", shkruante Masimiliano Alegri në adresën e tij, duke bërë apel që askush të mos shpërqendrohet, sepse asgjë nuk ka përfunduar ende. juventusKundër kuqezinjve, livornezi 48-vjeçar nuk mund ta festonte më bukur pankinën e tij numër 150 në Serinë A, por ashtu siç e ka pranuar edhe ai vetë, Alegri beson shumë në besëtytnitë, sepse fati i keq është nga "ato" që nuk dëmtohen kurrë, nuk vuajnë javë skualifikimi.

Fundja, fati i keq është një rival më shumë, i cili duhet përballuar, duhet mposhtur, sepse tashmë dallohet qartë se Juventusi është i lodhur. Këtë fakt e konfirmon fitorja "e pisët" e radhës kundër Milanit, por ky Juventusi, edhe kur muskujt vuajnë, arrin të fitojë falë soliditetit, falë maturisë që ka si grup. Këtë e tregojnë qartësisht edhe shifrat; nga 76 pikët aktuale, 16 kanë ardhur pas përmbysjeve të disavantazhit fillestar, ndërsa vetëm në 22 takimet e fundit kanë arritur të grumbullojnë 64 nga 66 pikët e mundshme.

Kjo skuadër është një "tank", sepse kur nuk ke Dibalën në dispozicion; kur Morata është i lëkundur në paraqitjen e tij, pavarësisht se është një nga lojtarët më në formë; kur Kuadrado sheh nga pankina ndeshjen dhe kur Pogba vendos të dremisë si shpeshherë gjatë pjesës së parë, ky Juventus mund të bazohet pa frikë te një "Supermen" si Xhanluixhi Bufon.

Portieri bardhezi bën mirë që të grisë kartën e identitetit, pasi duke parë pritjet e tij kundër Milanit, Bonuçi ka shumë të drejtë kur e quan atë një "të jashtëligjshëm", sepse dorezat e tij shkojnë në çdo cep të kuadratit dhe mbajnë në këmbë skuadrën edhe në një natë jo të kthjellët. Por sikur të mos mungonin të gjitha cilësitë fantastike si grup dhe fenomenët që janë nën urdhrat e tij, trajneri Masimiliano Alegri e di mirë se tashmë nga ana e tij ka si aleat edhe kalendarin e gjashtë ndeshjeve të mbetura.

Ndryshe nga Napoli ndjekës, i cili ka rikthyer diferencën në -6 pikë nga kreu, pas fitores me Veronën, Juventusi do të luajë 4 herë në shtëpi, duke nisur nga fundjava e ardhshme, për dy herë radhazi, me Palermon dhe Lacion, ndërsa e vetmja ndeshje që duket delikate në letër është transferta e 24 prillit me Fiorentinën. Pas saj do të jetë Karpi që do të bëjë vizitë në Torino, Juventusi do të shkojë në Verona, me Hellasin që ndoshta do të ketë hipotekuar rënien në Serinë B dhe në jav- ën e fundit, do ta mbyllin sërish në strofkën e tyre, me Sampdorian, sfidë pas së cilës pritet të vijojë edhe festa e titullit kampion.

Prandaj, i lodhur ose jo, ky Juventus ka shumë bonuse për të përdorur në këtë fundkampionati, sepse tashmë, edhe vetë Napoli, duke parë supersfidat që e presin, si ajo me Interin dhe Romën në transfertë, duket e vështirë që dikush t'i mohojë "Zonjës së Vjetër" dhe familjes së saj të madhe që të shndërrohen në një legjendë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA