e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mihajloviç: Juven mund ta mposhtim në Kupë, tifozët të padrejtë ndaj Balos

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mihajloviç: Juven mund ta mposhtim në Kupë, tifozët të padrejtë ndaj Balos

Njëzet e katër orë pas humbjes në "San Siro" kundër Juventusit, trajneri i kuqezinjve, Sinisha Mihajloviç, gjatë një interviste për kanalin tematik "Milan Channel", ka analizuar paraqitjen e ekipit të tij, duke u ndalur edhe tek objektivi i fundit i "Djallit" në këtë sezon, Kupa e Italisë, ku sërish përballë për Sinishës do të jetë skuadra e Alegrit. mihaKundër Juventusit, Milani luajti ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit. Si e analizoni paraqitjen e skuadrës?

Mund të them se e kishim përgatitur mirë. E kam shumë të vështirë të komentoj një ndeshje që nuk merituam ta humbisnim. Jam shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës, e cila ishte e barabartë me Juventusin në fushë dhe kjo na jep shumë besim për finalen e Kupës së Italisë. Bufon bëri tri ndërhyrje të jashtëzakonshme, ndërsa ne pësuam dy gola si "pula".

Çfarë mendoni se nuk funksionoi?

Për 75 minuta ishim superiorë karshi Juventusit, më pas rendimenti i skuadrës ishte jo i mirë, por kjo për shkak të problemeve fizike që kishin futbollistët e saporikthyer nga dëmtimet. Vetëm fati donte që të fitonin bardhezinjtë.

Cili është oguri i Sinishës për ndeshjet e mbetura të sezonit?

Nuk mund të dorëzohemi. Të gjithë e panë Juventusin që vjen pas 5 titujsh radhazi në Itali, që rrezikoi të eliminohej nga Kupa kundër Interit vetëm se nuk i dha sfidës rëndësinë e duhur. Nuk duhet që edhe ne të përsërisim të njëjtin gabim. Jam shumë kureshtar të shikoj se si ekipi do të zbresë në fushë kundër Sampdorias të dielën. Në përfundim të sfidës kundër Juventusit, pyeta lojtarët se pse nuk luajnë gjithmonë në këtë mënyrë. Nëse bëjmë diçka të tillë, nuk i druhemi askujt. Më në fund Baloteli "tregoi dhëmbët".

Sa shanse ka për të qëndruar?

E kam thënë gjithmonë, çdo gjë varet nga ai. Kundër Juventusit, Mario bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, teksa ishte futbollisti më i rrezikshëm në fushë. Nuk më pëlqeu pritja e tifozëve në momentin e zëvendësimit, pasi Mario nuk i meritonte vërshëllimat. Lojtari ende nuk është në formën e tij më të mirë, por shpresoj që të luajë edhe në sfidat e mbetura të sezonit me të njëjtën dëshirë dhe intensitet si ndaj bardhezinjve.

Pas një mungese të gjatë u rikthye në fushë edhe Boateng. Pse kjo zgjedhje?

U mundova që të aktivizoja të gjithë potencialin që kisha në sulm për të evituar humbjen. Si Mario, edhe Boateng vjen nga një mungesë e gjatë dhe nuk është në formën e tij optimale. Dua ta përgëzoj, pasi sa herë që shkel fushën, përkushtohet dhe jep gjithmonë maksimumin e tij. Më vjen keq për të, pasi kërkon të luajë shumë minuta, por nëse stërvitet siç ka bërë deri më tani, do t'i vijë çasti.