e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vardi zgjedh ekipin më të mirë, harron mbrojtësit e mesfushorët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vardi zgjedh ekipin më të mirë, harron mbrojtësit e mesfushorët

Nuk ka vend për mbrojtës dhe mesfushorë në skuadrën më të mirë të Xhemi Vardit. Përveç Xho Hartit në portë, sulmuesi i Anglisë ka zgjedhur veten dhe tre sulmues të tjerë në skuadrën e tij prej 5 lojtarësh:vardiKapitenin e Mançester Junajtid dhe Anglisë, Uejn Runi, sulmuesin e Arsenalit, Tio Uollkot, dhe bomberin e Totenhemit, Herri Kejn. 29-vjeçari e përzgjodhi ekipin e tij të ëndrrave përpara miqësores me Holandën.

Ai është duke shijuar momentin më të mirë të karrierës së tij në Premier Ligë me Lestërin që kryeson bindshëm, por edhe në arenën ndërkombëtare vjen pas një goli kryevepër (me thembër) që i shënoi Nojerit në Berlin të shtunën.

"Në portë zgjedh Hartin dhe pastaj kam vend vetëm për 4 sulmues: Runin, Kejnin, Uollkotin dhe veten time. Më pëlqen të luaj në krah dhe prej atje të mbështes fort sulmin", shpjegoi Vardi.