e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Emri i stadiumit, tifozët votojnë Panon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Emri i stadiumit, tifozët votojnë Panon

Prej kohësh u hodh ideja që stadiumi i ri kombëtar, që do të ndërtohet aty ku është aktualisht impianti "Qemal Stafa", të marrë emrin e legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano.qemal-stafa1 Por duke ditur se "Qemal Stafa" ende qëndron në "këmbë", pas lajmit se në shtëpinë e re që do të ndërtojë Partizani do të përfshihet edhe një stadium i ri, tifozët e kuq hodhën idenë ai të marrë emrin e Panajot Panos.

Ditë më parë, edhe djali i "mbretit" të futbollit shqiptar, Ledio Pano, pohoi se stadiumi i ri duhet të marrë emrin e babait të tij. "Panorama Sport" në versionin online hapi një sondazh për lexuesit me pyetjen: "Ledio Pano thotë se stadiumi i ri në kryeqytet duhet të mbajë emrit e babait të tij, Panajot Pano. A jeni dakord?".

Sondazhi qëndroi i hapur për disa ditë ku morën pjesë 1851 lexues, me të drejtë të një vote. Në përfundim të sondazhit doli se 58% e lexuesve, 918 veta, janë dakord që stadiumi i ri i kryeqytetit të mbajë emrin e Panajot Panos.

Ndërsa 663 votues, ose 42% e numrit total ishin kundër kësaj ideje. Duke qenë se ekzistojnë dy projekt-ide për stadiume të reja në kryeqytet, mbetet të shikohet se cili prej tyre mund të marrë emrin e "Mbretit Pano", stadiumi i ri kombëtar apo impianti i Partizanit.