e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vangjeli kerkohet nga Uest Bromui?, Suonsi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vangjeli kerkohet nga Uest Bromui?, Suonsi
Për mbrojtësin e Kombëtares sonë, Kristi Vangjeli interesohen dy klube nga Premier League angleze. Këtë gjë e pohon agjenti i lojtarit. Sipas tij, dy klubet që interesohen për shërbimet e tij janë Uest Bromuiç Albion dhe Suonsi. Këto dy klube kanë kërkuar informacione për mbrojtësin kosovar, me qëllim që më pas të bëjnë ofertat e tyre. Në kampionatin anglez, VBA-ja renditet në vendin e dhjetë, ndërsa Suonsi në vendin e 14-të. Kosovari ka luajtur shtatë sezone me Aisin e Selanikut. Kristi Vangjeli luan në kampionatin ukrainas me skuadrën e Çernomorets Odesa. Nga 1990-1995 ai luajti me skuadrën e Skënderbeut. Nga 1998-2001 u aktivizua me Argios Gregorios. Nga 2003-2011 luajti me Arisin e Selanikut, ku u aktivizua në 106 ndeshje dhe nuk arriti ta dërgonte asnjëherë topin në rrjetë. Nga viti 2007 e në vazhdim ai është pjesë e kombëtares shqiptare, ku ka luajtur 32 ndeshje.