Van Persi: Liverpuli, per 'jete a vdekje'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Njëzetë gola në të gjitha kompeti cionet dhe një gol që fundosi Liverpulin në ndeshjen e 4 muajve të parë në “Anfield Road”, e bëjnë Robin Van Persin kërcënuesin numër 1 të Liverpulit në prag të superndeshjes së kësaj jave. Lojtari më i mirë i “djajve” për muajin dhjetor do të ndiejë për herë të dytë shijen e ndeshjes më të rëndësishme në Premier Ligë, kur 37 tituj të zbresin në “Old Trafford” të dielën në orën 14:30. “Është gjithnjë një emocion i mrekullueshëm të ndeshesh me Liverpulin. Ka qenë e jashtëzakonshme edhe kur isha tek Arsenali.
Por në Mançester kjo konsiderohet me të drejtë ndeshja e jetës, madje për disa është më e rëndësishme se derbi me Sitin. Zbresin skuadrat më të titulluara në fushë dhe unë shpresoj të jem sërish protagonist ashtu si në shtator”, – tha 29-vjeçari. Për holandezin nuk ka rëndësi situata e të kuqve në tabelë, pasi ndeshjet me Liverpulin janë gjithmonë të paparashikueshme. “Në fushë nuk do të hyjmë me mendjen tek ajo çfarë mund të ndryshojë në tabelë. Ne shpresojmë që të fitojmë dhe të ruajmë distancën me Sitin. Të fitosh kundër tyre është një emocion sikurse ngre trofeun. Do jetë një duel për ‘jetë a vdekje’”, – shtoi “Këpuca e Artë” e sezonit të shkuar.
Aleks Ferguson - Trajneri skocez kujtoi incidentin racist të sezonit të shkuar mes Suarezit dhe Evrasë. Ferguson nuk beson se mes dy lojtarëve do të ketë probleme. Ai tha se klubet do t’i harrojnë armiqësitë kur të zbresin në fushë të dielën. “Sa herë të luajë Mançesteri me Liverpulin do të ketë gjithnjë tension, kjo thjesht prej historisë mes dy klubeve, të cilat janë më të suksesshmet në Angli. Sezonin e shkuar ndodhi incidenti me Suarezin, që vijoi pasi ai refuzoi t’i jepte dorën Evrasë. Unë shpresoj që ai të jetë lënë pas dhe ne tani mezi po presim të zbresim në fushë”, – u shpreh 71- vjeçari për “Inside United”.