Vokrri: E papranueshme! Futbolli yne, 'kurban' i politikes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mediat e huaja po vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi futbollit kosovar, sidomos pas vendimit të FIFA-s. Kjo e fundit lejoi përfaqësuesen e shpresave, femrave dhe klubet të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare, por jashtë Kosovës dhe pa simbole shtetërore – ose nëse dëshiron të luajë brenda vendit, të kërkojë leje nga Serbia. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në një intervistë dhënë ueb faqes turke www.aksiyon.com.tr, ka folur për vendimin e fundit të FIFA-s, që është i papranueshëm, si dhe planet për ndërkombëtarizmin e futbollit kosovar.
Edhe pse jemi të pavarur politikisht, në futboll akoma nuk keni arritur pavarësi “të plotë”. A shpresoni në anëtarësimin në FIFA dhe UEFA?
Fatkeqësisht përpara nesh ka pengesa politika. Ne jemi një vend i pavarur, që është njohur nga 98 shtete të botës. Futbolli faktikisht po shndërrohet në kurban të politikës. Ne po vazhdojmë angazhimin tonë pa u zmbrapsur. Por, nëse më pyesni se kur do të anëtarësohemi, t’ju them të vërtetën këtë as unë nuk e di.
FIFA edhe UEFA për anëtarësim e kanë vënë kushtin e Kombeve të Bashkuara, por vendet jo anëtare të Kombeve të Bashkuara si Skocia, Irlanda Veriore, Uellsi dhe Ishujt Faro po zhvillojnë aktivitete ndërkombëtare. A nuk është ky standard i dyfishtë?
Kushti që: për anëtarësim në FIFA dhe UEFA, të jeni paraprakisht anëtar të OKB-së, është vënë në vitin 1991. Vendet, të cilat ju keni përmendur, janë anëtarësuar para asaj kohe. Por, nëse marrim parasysh Ishujt Faro, FIFA do të duhej të ishte më dorëlirë. Në maj të vitit të kaluar, FIFA na lejoi ndeshjet miqësore të klubeve dhe përfaqësueses deri në U-21, që assesi nuk është ajo çka kemi dëshiruar, por prapë së prapë është një fitore. UEFA, për shkak të presionit të Serbisë dhe Spanjës, është më e ftohtë karshi pranimit tonë. Për këtë arsye, të gjitha kontaktet po i zhvillojmë në nivel të FIFA-s.
Keni reaguar ashpër ndaj kushtit që Kosova të marrë leje nga Serbia. Pse?
Ky është një ofendim për një shtet të pavarur. Këtë ia kam shprehur edhe presidentit të FIFA-s, Sep Blaterit. Ne jemi një vend që, për pavarësi, me vite kemi luftuar, çka e kemi arritur me mund dhe sakrificë. Kemi ligën tonë dhe me mijëra futbollistë të licencuar. Pse të marrim lejë nga Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë tonë? Nëse nuk mund ta përdor flamurin dhe simbolet kombëtare, pse të zhvilloj ndeshje me Kombëtaren?
Nëse bëheni anëtar i FIFA-s dhe UEFA-s, futbollistët me prejardhje nga Kosova a i bashkohen Kosovës?
Këtë çështje ende nuk e kemi diskutuar. Por, kemi yje si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Lorik Cana. Këta janë emra që dihen, por kemi edhe të atillë të panjohur, të cilët në të ardhmen do të bëhen yje, respektivisht 7 futbollistë të rinj që luajnë për Shqipërinë dhe Zvicrën. Në momentet që do të pranohemi, do t’ia dëshmojmë gjithë botës se nuk e kemi një Kombëtare të zakonshme.
Cilat janë planet tuaja, nëse nuk merrni përgjigje pozitive nga FIFA dhe UEFA?
Nëse UEFA dhe FIFA vazhdojnë me këtë qëndrim, sigurisht që kemi plane të tjera. Jemi duke bërë përgatitje për ta kontaktuar Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Në këtë mënyrë, duke u ankuar në CAS (në Lozanë), do të dalim fitimtarë. Pasi një vend i pavarur, pa të drejtë, për arsye politike përjashtohet nga futbolli.
Sa është interesimi për futboll në Kosovë?
Jemi dy milionë banorë, me 18 mijë futbollistë të licencuar. Kjo dëshmon interesimin për futboll në vendin tonë. Klubet kanë shkolla të mira të futbollit. Por, duke qenë se po garojmë në mes vetë, nuk po kemi mundësi ta matim suksesin.