Van Marwijk: 'Marr persiper pergjegjesine per humbjen'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndonëse konsiderohej si një prej favoriteve kryesore për marrjen e titullit Kampion të Europës, Hollanda nuk arriti të marrë asnjë pikë në Poloni dhe Ukrainë. Skuadra e tulipanëve u eliminua nga Euro 2012 dhe do të kthehet në shtëpi me tre disfata mbi supe.
“Marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. E kam të vështirë të flas për të ardhmen në këto momente. Kam ende një kontratë me federatën holandeze deri në 2016 si seleksionues”, ka deklaruar tekniku Bert van Marwijk.
Ndërkohë të gjithë ata që konsideroheshin yjet e ekipit kanë qenë një zhgënjim i plotë, që nga Van Persie e Robben, deri tek Van der Wiel e Shneijder.
“Humbja me Danimarkën, kushtëzoi të gjithë turneun. Duhet të pranojmë se disa prej lojtarëve nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe nuk ishim në gjendje të përsëritnim Botërorin e kaluar. Disa lojtarë, që atëherë bënë diferencën, këtë herë kanë munguar, për një sërë arsyesh. Në futboll gjerat ndryshojnë shpejt. Shikoni Cristiano Ronaldon, pas dy ndeshjeve të para u mbulua me kritika. Tani është sërish hero”, ka përfunduar Bert van Marwijk.