e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Van Gaal largon 7 lojtare, Kagawa shpeton

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Van Gaal largon 7 lojtare, Kagawa shpeton

Strategu i Manchester United, Louis Van Gaal e kishte deklaruar më parë që pasi skuadra të kthehej nga turneu amerikan, do të kishte shumë ndryshime në përbërje të saj, por askujt nuk ia priste mëndja që 7 lojtarë do të linin ekipin. Loius Van Gaal ndërmori dje hapin e parë në rinovimin e skuadrës duke përgatitur listën me shtatë lojtarë që do të largohen, bën të ditur “Daily Mail”. Sipas prestigjiozes angleze, nga lista paraprake i vetmi lojtar që ka shpëtuar është Shinji Kagawa. Lojtarët për të cilët tashmë pritet vetëm oferta e duhur, që ata të largohen janë Javier Hernandez, Marouane Fellaini (i blerë sezonin e shkuar për 30 milionë euro nga Everton), Wilfried Zaha, Will Keane, Nani, Anderson dhe Rafael. Për Javier Hernandez ofertat janë të shumta dhe mbi të gjitha nga Italia, ku Juventusi dhe Interi janë gati për luftë. Sa i takon Maroune Fellainit, belgu është prej kohësh në orbitën e Napolit, tashmë mbetet vetëm për t’u parë nëse oferta e italianëve do të ketë rivalë apo jo.

Andersson është gjithashtu mjaft i kërkuar nga skuadra si Interi, Southampton, Atletico Madrid dhe Tottenham. Ndërsa për Zahan, Newcastle kryeson listën e skuadrave të interesuara për lojtarin, ndjekur nga Crystal Palace, West Ham dhe Nottingham Forrest. Cardiff City nga krahu tjetër prej kohësh kërkon vëllezërit binjakët Kean në pronësi të Manchester United, në veçanti mbrojtësin Michael Kean. Sa i takon Nanit lufta është sërish në Itali, mes Juventusit dhe Milanit. Manchester United po mendon edhe për blerje, në krye të listës janë Vidal e Cuadrado, ndërsa po mendohet edhe për 2 mbrojtës, Hummels dhe Vlaar, pasi Loiu Van Gaal humbi betejën me Barcelonën për Vermaelen e Arsenalit.