Real Madrid ndeshet me Seviljen per Superkupen e Evropes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Reali i Madridit sot do të përballet me ekipin e Seviljes për trofeun e Superkupës së Europës. Ekipi i Karlo Ancelotit do të ketë mundësinë më të mirë për të nisur një sezon më trofe ndërkohë që ekipi i Seviljes pas trofeut të Europa League të fituar tre muaj më parë, do të kërkoj një tjetër kupë europiane.
Reali i Madridit këtë merkato vere është përforcuar akoma më shumë duke sjellë në ekip dy nga lojtarët më të mirë të Botërorit Brazil 2014, James Rodriguez dhe Toni Kros. James, i blerë për shifrën e 80 milion eurove dhe Kros për 30 milion euro do ti japin një forcë të madhe ekipit “Los Blancos” jo vetëm për ndeshjen e sotme por edhe për sezonin në vazhdim.
Ndërkohë që Sevilja edhe pse largoi një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit si mesfushori kroat Rakitiç, përsëri mbetet një ekip solid dhe tepër i rrezikshëm.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid (4-2-3-1): Casillas; Carvajal, Pepe, Sergio Ramos, Coentrao; Modric, Kroos; Bale, James Rodriguez, Cristiano Ronaldo; Benzema. Tr. Ancelotti.
Siviglia (4-2-3-1): Beto; Coke, Pareja, Fazio, Moreno; Carriço, Krychoëiak; Reyes, Suarez, Vitolo; Bacca. Tr. Emery.
Arbitër: Clattenburg (Angli).