Messi, apel per paqe mes Izraelit dhe Palestines
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ylli argjentinas, Lionel Mesi, si ambasador i UNICEF ka bërë thirrje për paqe mes Izraelit dhe Palestinës. Terrori i organizatës së Hamasit ka bërë që të vriten mijëra njerëz të pafajshëm.
“Si prind dhe ambasador i UNICEF jam shokuar nga pamjet dhe fotot e kësaj lufte të përgjakshme dhe këtij konflikti mes Palestinës dhe Izraelit. Lufta ka sjellë shumë pasoja, ku kanë humbur jetën mijëra njerëz të pafajshëm, mes të tjerave edhe fëmijë. Ata po paguajnë çmimin më të madh dhe kjo luftë duhet të ndalet. Paqja duhet të mbizotërojë mes popujve”, - shkruan në letrën e tij sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, mesazhi i cili ka bërë xhiron e gjithë botës.