Besnik Hasi nervozohet...dhe rrezohet!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri shqiptar i ekipit belg të Anderlehtit ka bërë një rrëzim i cili do të mbahet mend gjatë si nga ai, por edhe nga tifozët e shumtë që e kanë parë, disa në stadium dhe disa me këtë video.
Kosovarit, duket se nuk i ka pëlqyer aspak mbyllja e shpejtë e pjesës së parë nga ana e arbitrit të ndeshjes ku Anderlehti po luante dhe nga nervozizmi i tepërt futet në korridorin e dhomave të zhveshjes me shpejtësi. Në ato momente ish-mesfushorit kuqezi i del përpara një çantë e madhe e mbushur me topa, dhe përpiqet të heq mërzitjen aty duke u munduar t’i gjuaj. Por vitet bëjnë të vetën, dhe reflekset sportive kosovari tashmë duket sikur i ka humbur pasi në momentin e gjuajtjes së topave pëson një rrëzim i cili me shumë mundësi e ka bërë atë të nervozohet më shumë.
Edhe pse pozitat e trajnerit janë tepër komode me këtë ekip, pasi tashmë brenda 1 viti e gjysmë ai ka mundur të fitoj një kampionat dhe një kupë, përsëri egoja e trajnerit për të fituar akoma vazhdon e të rritet nga ndeshja në ndeshje.