e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Klose: Koha e duhur per te lene ekipin e Gjermanise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klose: Koha e duhur per te lene ekipin e Gjermanise

Miroslav Klose ka njoftuar largimin e tij nga kombëtarja e Gjermanisë. Përmes profilit të tij në Facebook, ai ka konfirmuar vendimin për largimin nga “Pancerat”. Klose, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e botërorëve, ka thënë se që nga botërori në Brazil, e ka kuptuar se ka ardhur koha për të dalë në pension. Ai tha se ndihet krenar më sukseset e arritura me ekipin e Gjermanisë.

“Në Brazil e kuptova daljen në pension. Jam krenar me sukseset e arritura me Gjermaninë. Kjo është koha e mirë për të lënë ekipin kombëtar”, ka shkruar Klose.