e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Van Gaal: Januzaj nuk ka vend ne skuadren time

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Van Gaal: Januzaj nuk ka vend ne skuadren time

Mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, nuk ka të ardhme te Djajtë e Kuq. Lajmi konfirmohet nga vetë Louis Van Gaal, i cili është shprehur se Januzaj nuk i përshtatetet vizionit të tij dhe se do të largohet nga ekipi.

Sipas "Goal.com", referuar burimeve brenda United, holandezi i ka thënë Januzajt se ky i fundit nuk ka vend në skuadrën momentale të United. Menaxheri i United nuk po arrin t’i gjejë një pozitë të përshtatshme në formacionin e tij Adnanit.

Januzaj pritet që gjatë kësaj jave të largohet në huazim gjashtëmujor nga Manchester United. Për shërbimet e djaloshit nga Istogu, interesim kanë shprehur disa skuadra të njohura si PSG, Juventus, Porto, por më favorite për ta pasur në skuadër janë Real Sociedad dhe Aston Villa.