e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana: Iki nga Lacio nese nuk shkojme ne Europe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana: Iki nga Lacio nese nuk shkojme ne Europe

E ardhme e paqartë për ‘luftëtarin’ Lorik  Cana. Mbrojtësi i Lacios dhe kombëtares kuqezi ka deklaruar për një media afër klubit të Lacios se nëse skuadra nuk arrin të renditet në vendet që çojnë në Europë mund të largohet nga Lacio.

“Nëse Lacio nuk kualifikohet për në Europë nuk do të qendroj më. Nëse kualifikohemi mund të qendroj edhe një vit tjetër”, tha Cana.

Ai është kthyer titullar në formacionin e Lacios pas shumë dëmtimeve që skuadra italiane ka në mbrojtje.

Në fillim të sezonit Cana mbeti jashtë formacionit për shkak të konkurrencës së madhe në mbrojtje ku përveç Canës pretendonin vendin e titullarit në dyshen mbrojtëse edhe De Vriij, Ciani, Gentiletti, Radu, Novaretti. Lidhur me destinacionin e mundshëm Cana është shprehur se do t’i pëlqente që një ditë të luante në Bundesligën gjermane. Deri tani ‘renegati’ Cana ka luajtur në Francë, Angli, Turqi dhe Itali.