Probleme te Reali midis Ronaldos dhe Bale
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Situata e një qetësie hyjnore ka përfunduar te Reali i Madridit pas eleminimit të pësuar nga Atletiko Madrid. Ronaldo dhe Bale janë konfrontuar me njëri-tjetrin pasi Ronaldo e ka quajtur egoist uellsianin. Bale është kritikuar së fundmi pasi në 4 ndeshjet e fundit është treguar shumë egoist. Madje në ndeshjen e kampionatit kundër Espanjol ai u fishkëllye nga tifozët madrilenë pasi nuk i pasoi një top Ronaldos i cili gjendej me portën bosh. Nëse vazhdojnë këto probleme midis dy sulmuesve atëherë kjo do të thotë që Bale do të duhet të bëjë gati valixhet pasi Ronaldo është mbreti i padiskutueshëm i Madridit.