Valencia: Shkodran Mustafi prezantohet me kenge shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një prezantim spektakolar në “Mestalla”. Projekti i Valencias për sezonin futbollistik 2015-2016 u paraqit përpara tifozëve, në një pritje madhështore për ekipin.
Lojtarët dhe stafi hynë në fushë njëri pas tjetrit, me nga një këngë që i shoqëronte në sfond, të zgjedhur nga secili prej tyre.
Kjo bëri që mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, i cili përfaqëson Gjermaninë, të kishte një prej prezantimeve më të veçantë.
Në stadiumin “Mestalla” të mbushur, Mustafi hyri në fushë mes brohorimave, me këngën “24 h” e reperit shqiptar “2Ton”.
Pas prezantimit, nëpërmjet rrjeteve sociale, mbrojtësi me origjinë shqiptare i falenderoi të gjithë tifozët për pritjen e jashtëzakonshme të rezervuar.
Skuadrës së parë iu bashkuan në fushë më tepër se 800 fëmijë dhe futbollistë të rinj, nga pesë Akademitë e klubit spanjoll.
Në njërën anë të skenës qëndronte mozaiku i “Senyera”-s, i njohur më gjërësisht si flamuri katalan, dhe në anën tjetër, mozaiku me logon e klubit të Valencias.