Barca superkampione e Evropes, Sevilja heroike dorezohet ne fund
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona është fituese e Superkupës së Evropës 2015. Katalanasit mposhtën 5-4 Seviljen në fund të 120 minutave spektakolare në “Arena Tbilisi”.
Avantazhit të hershëm të Seviljes me Banegën (3’), skuadra e Luis Enrikes iu përgjigj menjëherë me dy perla të Mesit me goditje dënimi brenda nëntë minutash (7’, 16’).
Goli i Rafinjës një minutë para fundit të pjesës së parë e çoi Barçën me avantazh komod në dhomat e zhveshjes, ndërsa Suarez thelloi epërsinë e blaugranave në fillim të pjesës së dytë (52’).
Megjithatë Sevilja nuk u dorëzua duke arritur të barazojë shifrat me Rejesin (57’), penalltinë e Gameiros (72’) dhe Konopliankën (81’).
Në minutën e 115-të Pedro Rodrigez i dha Barcelonës suksesin e pestë në Superkupë me atë që me shumë gjasa do të jetë goli i fundit për të me fanellën blaugrana.