Vajza qe la Ameriken per Shqiperine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ediona Sera, lindur në Bari të Italisë, e rritur në New York, do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2016. Ediona pasi ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtar në tetor 2014 si përfaqësuese shqiptare për Federatën e Skermës (Shtizës) të Shqipërisë ka marrë vendimin për të “braktisur” SHBA-në dhe për të garuar nën fanellën kuqezi. Ediona garonte për Federatën Amerikane, ndërsa ëndërronte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike në ‘Rio 2016’.
Por Federata Amerikane i kërkoi sportiste të merrte një vendim, pasi ajo nuk mund të përfaqësojë dy shtete. Ediona u tërhoq dhe vendosi që të përfaqësojë Shqipërinë.