Apeli per ndeshjen Serbi-Shqiperi mblidhet me 2 dhjetor
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Organizmi më i lartë i futbollit europian UEFA, i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, sot më datën 11 nëntor, njoftimin se Komisioni i Apelit në lidhje ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, do të mblidhet më datë 2 dhjetor 2014. Ditë më pare, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA, ka dhënë vendimin e tij në lidhje me këtë ndeshje. Ky vendim i argumentuar, ka mbërritur ditën e premte pasdite në Tiranë.
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet tre studiove ligjore (shqiptare, zvicerane dhe angleze) që e përfaqësojnë do të kërkojë ndryshimin e vendimit të shkallës së parë në mbledhjen e Komisionin e Apelit, që do të zhvillohet më datë 2 dhjetor në Nion të Zvicrës.
Disiplina vendosi që t’i jap në tavolinë fitoren 3-0 Serbisë në ndeshjen kundër Shqipërisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve të ndodhura në fushën e lojës.