e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vacke: Bajerni ia arriti te shkaterroje Dortmundin 2012

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vacke: Bajerni ia arriti te shkaterroje Dortmundin 2012

Menaxheri i përgjithshëm i Borusia Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, ka zbuluar se Bajerni nuk ka dashur të blejë vetëm Robert Levandovskin dhe Mario Gëcen, por edhe të tjerë yje të verdhezinjve. “Synimi i Bajernit ishte të transferonte edhe lojtarë të tjerë të Dortmundit, por nuk ia arriti, sepse mbase Dortmundi ishte një alternativë më simpatike në momentet e fundit për ta”, – është shprehur numri 2 i nënkampionëve të Gjermanisë. “Ne kemi qenë një kërcënim masiv për Bajernin, sepse kishim shanset më të mëdha për ta konkuruar. Kështu, Bajerni na ka analizuar në detaje dhe donte të na merrte lojtarët”, – shtoi Vacke.