Jovetic: Pellegrini po me shkaterron karrieren
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Divorc në shtëpinë e Manchester City. Stevan Jovetic del hapur kundër trajnerit Pellegrini, ndaj të cilit derdhi një lumë akuzash për shkak të hapësirave të vogla që po gjen në sulmin e skuadrës.
Një histori që mund të jetë në fundin e saj pas shfryrjes së malazezit, i cili u transferua rreth 2 vjet më parë në Premier League pasi ra në sy në radhët e Fiorentinës.
Përjashtimi nga lista Champions është pika që shërbeu për të derdhur gotën dhe Jovetic preferon të jetë i drejtëpërdrejtë në këtë pikë.
“Më këtë vendim trajneri më vrau. Ai po më shkatërron karrierën. Unë e meritoj të luaj në Champions madje edhe njerëzit thonë se jam një lojtar i madh por mesa duket Pellegrini nuk ka të njëjtin mendim. Preferoi të zgjidhte dikë tjetër dhe ky ndoshta është një mesazh për mua. Nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen por do të pres fundin e sezonit për të vlerësuar situatën. Ndërkohë, do të jap maksimumin për të dhënë kontributin tim këtu edhe pse në këto kushte nuk do të jetë aspak e lehtë”.
Në raundin e 1/8-ave në UEFA Champions League, Manchester City sfidon Barcelonën. Ndeshja e parë do të luhet në datën 24 Shkurt në “Etihad Stadium”.