e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Meha rikthehet me nje supergol

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Meha rikthehet me nje supergol

“Snajperi” i Kombëtares shqiptare, Alban Meha, i ka dhënë një fitore me përmbysje Paderbornit falë një supergoli të shënuar 10 minuta nga përfundimi i takimit. Meha bëri sërish një nga mrekullitë e tij në sfidën përmbyllëse të javës së 22 të Bundesligës mes Hanoverit  dhe Paderbornit. Mesfushori 28-vjeçar shënoi një gol të pabesueshëm 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me një goditje “gjethe” nga një distancë e largët.

Lëvizja e topit si gjethe në ajër e gjeti të papërgatitur portierin Zieler, që nuk mundi ta shmangte golin që i dha një fitore të çmuar Paderbornit, i cili lufton për mbijetesë. Për Mehën ky ishte goli i tretë në këtë sezon të Bundesligës, teksa më parë i ka shënuar Volfsburgut dhe Hertës së Berlinit.