e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEOLAJM/ Austriakët ndihen të provokuar: Skandal në Vjenë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEOLAJM/ Austriakët ndihen të provokuar: Skandal në Vjenë

Pas fitores që Austria arriti në miqësoren ndaj Shqipërisë me rezultatin 2-1, nuk munguan edhe komentet për simbolet e shfaqura në stadiumin 'Ernest Happel' të Vjenës.

Untitled-35Gazeta austriake "Houte" ka publikuar një video në të cilin shfaqet i njëjti baner si në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen e kaluar Serbi-Shqipëri.

"Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë flamurin e 'Shqipërisë së madhe'. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit",-shkruan gazeta austriake.

Tifozi thuhet se shmangu kontrollet e rrepta të policisë në stadiumin dhe valviti flamurin që mbante në duar para dhe gjatë ndeshjes.

Përtej këtij rasti, gazeta austriake shkruan se nga krahu i tifozëve shqiptar u hodhën edhe kapsolle.

Ndërkaq, edhe pse humbi në miqësoren e parë, Kombëtarja shqiptare e futbollit u mbështet nga rreth 7-8 mijë tifozë kuqezi në vjenë.


87624_20160326_172337 by gazeta-panorama