Lenjani: Fytyrën e vërtetë e treguam pjesën e dytë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ermir Lenjani ishte një nga lojtarët më të spikatur në miqësoren e sotme.
Jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për inkursionet e vazhdueshme që merrte shpesh në krahun e majtë ishin rrezik kostant për mbrojtjen kundërshtare.
Nëpërmjet një statusi në "Facebook" pas ndeshjes ai falenderoi tifozët për mbështetjen dhe deklaroi se fytyra e vërtetë e Shqipërisë u pa vetëm pjesën e parë.
"Pjesa e parë nuk shkoi mirë, mirëpo në pjesën e dytë treguam fytyrën tonë të vërtetë. Humbëm por tani duhet të shikojmë përpara. Faleminderit tifozëve për përkrahje", shkruan Lenjani.