Gjermani-Angli 1-0, Kros shënon golin e avantazhit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania dhe Anglia luajnë sonte (20:45) miqësoren e radhës në stadiumin "Olimpiashtadion" në Berlin. Miqësorja e luksit siç është titulluar ndryshe kjo sfidë, luhet në kuadër të përgatitjeve para finaleve të Europianit.
Para fillimit të ndeshjes, trajneri i Gjermanisë vlerësoi lojtarët e skuadrës kundërshtare, duke thënë se ata janë futbollistë cilësorë që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes në çdo moment.
Ndërsa trajneri i Anglisë, Roj Hoxhson ka thënë se shkon në Gjermani për një fitore dhe nga kjo ndeshje do të përcaktohen shumë gjëra për formacionin e ardhshëm të ekipit të tij.
Para fillimit të ndeshjes, policia kreu kontrolle të rrepta në stadium. Masat e forta të policisë vijnë pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel pak ditë më parë.
Pak kohë para fillimit të takimit, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare.
Gjermani - Angli 1 - 0
Gol: Toni Kros 43´
FORMACIONET ZYRTARE:
Gjermania: Neuer, Can, Rüdiger, Hummels, Hector, Kroos, Khedira, Müller, Özil, Reus, Gomez.
Trajner: Joakim Lëv.
Anglia: Butland, Clyne, Rose, Dier, Cahill, Smalling, Lallana, Henderson, Kane, Alli, Welbeck.
Trajner: Roj Roxhson.

