VIDEO/ Partizani mund Kukësin në Qemal Stafa, i falet golit të Sukajt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Partizani dhe Kukësi përballen mbrëmjen e së hënës në stadiumin "Qemal Stafa". Ndeshja e vlefshme për Javën e 22 të Superligës ka një rëndësi të veçantë për të dyja ekipet.
Partizani i vendit të dytë (45 pikë), kërkon fitoren për të mos u shkëputur nga ndjekja ndaj Skënderbeut të vendit të parë (49 pikë), ndërsa Kukësi që ndodhet në mesin e tabelës shpreson të marrë një rezultat pozitiv në transfertë ndaj kryeqytetasve.
Pjesa e parë
Partizani dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme në "Qemal Stafa".
Në 45´ e para nuk munguan rastet para portave, por asnjëri prej ekipeve nuk arriti të konkretizojë. Loja u përqendrua në mesfushë me pasimet të shumta, por edhe me gabime në dhënien e topit.
Minutat:
90+3 mbyllet takimi.
90+2´ Batha përfiton në mesfushë, niset në kundërsulm por kapet në pozicion jashtë loje.
90´ Gjyqtari jep tre minuta shtesë. Skuadra e Kukësit rrit presionin në zonën e Partizanit. Shameti shkakton faul në zonën, ndëshkohet me kartonin e kuq. Kukësi me 10 lojtarë.
88´ Arbitri thërret lojtarët për qetësi në zonën e Partizanit. Mici ekzekuton goditjen e dënimit, grushton në kuadrat Hoxha. Goditje këndi për Kukësin.
89´ Niset Vila, triblon dhe pason për Sukajn, goditja e tij përfundon jashtë kuadradit.
86´ Lika pengohet pranë zonës së rreptësisë për Kukësin. Goditje dënimi e shkaktuar nga Kalari fare pranë zonës së rreptësisë.
80´ Karton i verdhë për Shametin. Goditje dënimi për Partizanin. Largohet Torasa, në vend të tij futet Ibrahimi.
78´ Krosim në zonën e Partizanit, lojtarët e Kukësit nuk arrijnë ta shfrytëzojnë rastin. Lojtarët vendas nisen në kundërsulm.
72´ Tjetër aksion i vendasve. Krasniqi futet në zonë për Partizanin, por e tepron me mbajtjen e topit.
71´ Zëvendësim te Partizani. Largohet Raçiç, në vend të tij futet Bardhi.
68´ Kariota godet portën e Partizanit, topi i tij përfundon jashtë kuadratit. Nisin topin vendasti. Kukësi përgatitet për zëvendësimin e dytë.
67´ Torasa rrëmben një top në mesfushë, nisen në sulm lojtarët e Partizanti, por anësori sinjalizon pozicion jashtë loje.
64´ Raçiç nis një aksion personal në zonë, gjuan por topi përfunon në rivënie anësore.
58´ Pashai pengohet në zonën e Partizanit. Futbollistët miq pretendojnë për 11-mertërsh, por gjyqtari jep topin për Partizanin.
50´ Gooool! Sukaj shënon me kokë pas një krosi nga goditja e këndit.
47´ Sukaj godet nga një goditje dënimi, por pret portieri i Kukësit.
46´ Lojtarët e Kukësit nisin topin e parë.
Pjesa e parë:
45´ Nuk ka minuta shtesë në "Qemal Stafa". Bardhyl Pashai mbyll pjesën e parë. Partizani-Kukësi 0-0.
44´ Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Gomez, por topi devijohet nga një lojtar i Partizanit.
40´ Hasani kroson në zonë për Kukësin, goditje dënimi. Futbollistët e Kukësit pretendojnë për një karton të verdhë pas faullit të Atandës. Kalari ndëshkohet me karton të verdhë.
37´ Goditje këndi për Partizanin, Torasa kroson në zonë, por asnjë prej futbollistëve nuk e shfrytëzon rastin.
31´ Goditje dënimi për skuadrëne Partizanit. Topi i lartë, del portieri Koçi.
23´ Kroson Hallaçi, Jemini godet përballë Hoxhës, por pret portieri i Partizanit. Rast i rrezikshëm për Kukësin.
21´ Vorrnekoviç niset nga e majta për Kukësin, krosim i tij, por Emini nuk ka mundur të shënjeshtrojë kuadratin e portierit Hoxha.
18´ Goditje dënimi për Partizanin. Ekzekuton Gomez, por ndërhyn Shameti duke larguar topin jashtë zonës së rreptësisë. Futbollistët e Kukësit nisen në kundërsulm, humbin topin nga një pasim i gabuar.
16´ Faul ndaj Raçiç në mesfushë. Protestojnë drejtuesit e Partizanit, goditje dënimi për vendasit.
15´ Agustino niset nga krahu i majtë, gjuan pranë zonës, por pret portieri i Partizanit, Hoxha.
11´ Krasniqi në zonë, Sukaj rrezikon portën kundërshtare, por pa mundur të finalizojë. Goditje dënimi në favor të Kukësit.
08´ Trashi godet në zonë, por pa shqetësuar portierin Koçi.
07´ Hasani kroson në zonë, topi në shtyllën e parë, por largojnë lojtarët e Partizanit.
04´ Trashi harkon për Partizanin në zonë, por pret portieri i Kukësit.
03´ Braziliani Agostino futet mes dy lojtarëve në zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit duke larguar topin.
01´ Topin e parë e luan skuadra e Partizanit.
Partizani - Kukësi 18:00
Kategoria Superiore
Java e 22- të
E hënë, më 22 shkurt
Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj,Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Kukësi: Koci, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Hasani, Musolli, Karioka, Dvornekoviç, Emini
Trajner: Klodian Duro
Arbitra: Bardhyl Pashaj, Redi Avdo, Dojanto Myftari, Kreshnik Tartari; Pas porte: Kreshnik Cjapi, Klajdi Kola
