e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE PartizaniKukësi 0-0/ Luhet pjesa e dytë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE PartizaniKukësi 0-0/ Luhet pjesa e dytë

UPDATE/ Partizani dhe Kukësi përballen mbrëmjen e së hënës në stadiumin "Qemal Stafa". Ndeshja e vlefshme për Javën e 22 të Superligës ka një rëndësi të veçantë për të dyja ekipet.

kukesi-partizani

Partizani i vendit të dytë (45 pikë), kërkon fitoren për të mos u shkëputur nga ndjekja ndaj Skënderbeut të vendit të parë (49 pikë), ndërsa Kukësi që ndodhet në mesin e tabelës shpreson të marrë një rezultat pozitiv në transfertë ndaj kryeqytetasve.

Untitled-2

Pjesa e parë

Partizani dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme në "Qemal Stafa".

Në 45´ e para nuk munguan rastet para portave, por asnjëri prej ekipeve nuk arriti të konkretizojë. Loja u përqendrua në mesfushë me pasimet të shumta, por edhe me gabime në dhënien e topit.

Minutat:

45´ Nuk ka minuta shtesë në "Qemal Stafa". Bardhyl Pashai mbyll pjesën e parë. Partizani-Kukësi 0-0.

44´ Goditje dënimi për Partizanin. Kroson Gomez, por topi devijohet nga një lojtar i Partizanit.

40´ Hasani kroson në zonë për Kukësin, goditje dënimi. Futbollistët e Kukësit pretendojnë për një karton të verdhë pas faullit të Atandës. Kalari ndëshkohet me karton të verdhë.

37´ Goditje këndi për Partizanin, Torasa kroson në zonë, por asnjë prej futbollistëve nuk e shfrytëzon rastin.
31´ Goditje dënimi për skuadrëne Partizanit. Topi i lartë, del portieri Koçi.

23´ Kroson Hallaçi, Jemini godet përballë Hoxhës, por pret portieri i Partizanit. Rast i rrezikshëm për Kukësin.

21´ Vorrnekoviç niset nga e majta për Kukësin, krosim i tij, por Emini nuk ka mundur të shënjeshtrojë kuadratin e portierit Hoxha.

18´ Goditje dënimi për Partizanin. Ekzekuton Gomez, por ndërhyn Shameti duke larguar topin jashtë zonës së rreptësisë. Futbollistët e Kukësit nisen në kundërsulm, humbin topin nga një pasim i gabuar.

16´ Faul ndaj Raçiç në mesfushë. Protestojnë drejtuesit e Partizanit, goditje dënimi për vendasit.

15´ Agustino niset nga krahu i majtë, gjuan pranë zonës, por pret portieri i Partizanit, Hoxha.

11´ Krasniqi në zonë, Sukaj rrezikon portën kundërshtare, por pa mundur të finalizojë. Goditje dënimi në favor të Kukësit.

08´ Trashi godet në zonë, por pa shqetësuar portierin Koçi.

07´ Hasani kroson në zonë, topi në shtyllën e parë, por largojnë lojtarët e Partizanit.

04´ Trashi harkon për Partizanin në zonë, por pret portieri i Kukësit.

03´ Braziliani Agostino futet mes dy lojtarëve në zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit duke larguar topin.

01´ Topin e parë e luan skuadra e Partizanit.

Partizani - Kukësi 18:00

Kategoria Superiore
Java e 22- ­të

E hënë, më 22 shkurt

Formacionet

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj,Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli

Kukësi: Koci, Hallaçi, Shameti, Malota, Mici, Biringueta, Hasani, Musolli, Karioka, Dvornekoviç, Emini
Trajner: Klodian Duro

Arbitra: Bardhyl Pashaj, Redi Avdo, Dojanto Myftari, Kreshnik Tartari; Pas porte: Kreshnik Cjapi, Klajdi Kola